OVL e UÇK-së mbështet protestat dhe solidarizohet me familjet e të dënuarve shqiptarë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) me kryetar Besim Hodën, ka shprehur përmes një komunikate qëndrimin e saj për mbështetjen e protestave të sotme.

“Ne OVL-UÇK-se te shqetësuar  per situatën e krijuar politike e krizën socio-ekonomike,  si pasoje e degradimit ,diskriminimit  dhe  devalvimit  sistematik te gjithçkaje qe është shqiptare ne këtë shtet,nga nje aparat pushtetarësh te korruptuar, te udhëhequr nga një kryeministër nacional –romantik me mentalitet shovinist e doze te tepruar te fundamentalizmit  ortodoks, e gjithë kjo e ndihmuar edhe nga nje grup politikanesh injorant, servile , e pakurrizore , qe vetëm përkatesinë e kane shqiptare, por jo edhe ndjenjat(se paku deri me sot), shprehim indinjatën tone te thelle, veçanërisht me situatën e krijuar   ditëve te fundit, me eskalimin e protestave te drejta te shqiptareve,  si shkas, nga shqiptimi i dënimit drakonik ndaj 6 shqiptarëve te pafajshëm, ne një proces gjyqësor,  monstruoz totalisht te montuar, me prapavije te rrezikshme, te nxitjes  se urrejtjes ne baza fetare dhe etiketimit ne baza kombëtare, duke dashur qe  Kombit tone me vlere unikale tolerancën fetare , te i ngjisin njollën e “radikalizmit islamik” e si pasoje realizimin e ëndrrave te tyre te sëmura mbi trojet shekullore  shqiptare.
OVL  – UÇK-se mbështet protestat legjitime te qytetareve, si forme demokratike e shprehjes se pakënaqësisë, dhe solidarizohet me familjet e te dënuarve  te pafajshëm .

Dhe për te demaskuar këtë pushtet te paskrupullt, kërkojmë nga   protestuesit  qe te ruajnë gjakftohtësinë dhe mos bien pre e provokacioneve te mundshme ndjellakeqe, me çka do te zbehnin mesazhin e fuqishëm te kësaj proteste dhe protestave ne vazhdim.

OVL-UÇK-së, ne veçanti u bën apel  z. Ali  Ahmeti , z. Menduh  Thaçi dhe te gjithë deputetëve e ministrave qe kanë marr legjitimitet dhe paguhen për te mbrojtur interesat e këtij populli , te lënë zënkat  e lojërat mes tyre dhe nesër te vihen ne balle te protestuesve, qe sadopak  te lajnë mëkatet e tyre dhe te dëshmojnë  se janë ne një vije me popullin e qe ne pamundësi te vijës institucionale e kushtetuese, përmes  protestave demokratike te kërkohet kthimi i drejtësisë dhe barazisë  se shkelur  ne këtë vend! Ne te kundërt,  çdo e keqe qe do te ndodhe  me shqiptaret ne Maqedoni do te mbaje  edhe vulën e tyre!” thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button