Hoxha Nexhat Ibrahimi: Duhet shmangur dhuna gjatë protestave

Njëri ndër islamologët, përkthyesit dhe publicistët më të mëdhenj shqiptarë, Nexhat Ibrahimi, ka komunikuar situatën e protestave në Maqedoni. Ai apelon për qetësi dhe përmbajtje nga ana e protestuesve shqiptarë, të cilët shumë lehtë mund të bien pre e provokimeve.

Për Portalb, ai konkretisht shprehet, “Mendoj se duhet të protestohet, duke iu shmangur dhunës, por, në një turmë të madhe, është vështirë të kontrollohet gjendja, sepse nëse shteti ka nevojë për dhunë, ai i fut njerëzit e vetë të cilët e nxisin dhunën.” tha ai për Portalb.

Edhe në statusin e tij në Facebook, Nexhat Ibrahimi ka shprehur solidarizimin me Shkupin duke bërë thirrje për dalje në protesta në Prizren.

Nexhat Ibrahimi ka përkthyer mbi 70 vepra islame të zhanreve të ndryshme dhe ka shkruar mbi 20 vepra autoriale islame. Krahas veprimtarisë intelektuale, ai ka qenë 8 vjetë i dënuar me burg nga regjimi jugosllav.

Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button