Islami: Rama u nxitua për Maqedoninë, të rihetohet “Monstra”

Deklarata e Kryeministrit Rama lidhur me tensionet në Maqedoni provoi dhe njëherë paaftësinë e tij si Kryeministër në politikën rajonale. Deputeti demokrat, Kastriot Islami, në një intervistë për “Ora News”, tha se para se të dilte në qëndrim, i cili ishte i vonuar, Rama duhet të ishte informuar në rrugë zyrtare mbi atë çfarë po ndodh realisht atje.

“Nuk është çudi, Rama i paaftë edhe në aspektin e politikës rajonale dhe për më tepër i vonuar për ngjarjen në Maqedoni. Mund të kishte dërguar Ambasadorin, të kishte bërë një bisedë telefonike në fillim për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Mund të ishte vënë në kontakt në një drekë pune në kufi me udhëheqësit e shqiptarëve dhe pastaj për të artikuluar një qëndrim për këtë çështje. I nxituar si gjithmonë, i paaftë bëri atë deklaratë që bëri, që tregon jo vetëm paaftësinë por dhe mungesën e guximit për të thënë atë çfarë ndodh realisht në Maqedoni” tha Islami.

Islami thotë se ky shpërthim popullor është rezultat i instalimit të një demokracie oligarkike, në vend të asaj liberale. Kjo sipas tij, bën që publiku të përceptojë vendimet e drejtësisë jo në përputhje me pritshëmritë e tij. Po kështu një tjetër arsye, Islami e gjen edhe tek pakënaqësitë e shqiptarëve ndaj forcave politike që i përfaqësojnë, kryesisht BDI që është në qeverisje.

“Ajo që ndodh në Maqedoni është e përshkruar në samitin e 8 të Mynihut, Maqedonia është pjesë e Ballkanit, ajo që ndodh në Shqipëri, në Mal të Zi dhe Bosnje. Në këto vende në vend se të ndërtohet një demokraci liberale po ndërtohet një demokraci e një grupi të vogël klienteliste që pasurohen në mënyrë të paligjshme, blejnë deputetë, rrudhin opozitën dhe marrin institucionet. Zyrtarët në Bruksel dhe SHBA nuk janë budallenj.Duke e bërë një demokraci që quhet demokraci e oligarkisë dhe klientelës, publiku fillon dhe i përcepton vendimet e drejtësisë jo në përputhje me pritshmërinë e tij. Në rastin konkret publiku ka përceptuar që vendimet e drejtësisë të ozurpuara nga pushteti në Maqedoni nuk janë të drejta dhe ka dalë në protesta, fillimisht paqësore po policia ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme. Veprimi i dytë i gabuar. Dhe kjo pastaj eskalon një veprim tjetër proteste nesër. Meqenëse në Maqedoni ka koalicion mes një pjesë maqedonase dhe shqiptare, publiku përcepton atë që përfaqësuesit e tyre në parlament nuk janë ata që presin. BDI e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Pataj u bë një konkurencë kush të hynte në koalicion me pjesën maqedonase. Publiku nuk është naiv, grumbullon pakënaqësi dhe shpërthen. Një komponent i pakënaqësisë është dhe ndaj BDI-së. Përgjegjëse është klasa politike në Maqedoni që nuk ka ndërtuar një sistem liberal”.

Deputeti Islami gjykon se një rihetim i rastit “Monstra” nga komuniteti ndërkombëtar, do ishte një dorë e mirë për të qetësuar “gjakrat”. Ndërkaq në fund ai lëshon dhe një mesazh për shqiptarët e Maqedonisë:

“Duke pas parasysh që Shqipëria ka një qëndrim të qartë ndaj Maqedonisë, ekzistencës dhe stabilitetit të saj , duhet ti bënte thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë e maqedonas, forcave politike që me qetësi tëpresin për të zgjidhur çështjen në mënyrë më të natyrshme. Do ishte mirë që komuniteti ndërkombëtar të merrte pjesë për të rihetuar brenda kornizës kushtetuese çështjen “Monstra” në mënyrë që të krijojë besim. Do kisha dhe një mesazh në fund, që shqiptarët që kanë pranuar një bashkjetësë ndëretnike në Maqedoni të mos përziejnë fenë me politikën dhe etninë me fenë”.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kastriot mbaju dhe kshyr punen tande. Te kishe qene i zoti ,sot ti do te ishe ne vend te Kryeministit te nderuar Rama.

  2. Zotri edhe pse ishe diplomat dikur asgje nuk e keni permendur se si jetojn kta shqiptar atje qe ju si shtet me kushtetuten tuaj e keni obligim per shqiptaret jasht trojeve te tyre, reagimi i kryeministrit shqiptar eshte i pari pas preriudhes komuniste.Ju falemderit z.Rama.Ju te PD-se populli ju ndeshkoj edhe krimin qe keni bere sot ju del ne shesh ne cdo aspekt, drog, vrasje, armet etj…

Back to top button