fbpx

Dugolli: Shqiptarët në Maqedoni ti vazhdojnë protestat por të qeta

Ish-Ministri  i Tregtisë Kosovare, Bujar Dugolli thotë se shqiptarët e Maqedonisë kanë shumë arsye qe të vazhdojnë protestat.

Ja komenti i tij i plotë

Vëllezërit tanë në territoret etnike shqiptare në Maqedoni kanë shumë arsye qe të vazhdojnë protestat dhe të mos i ndalin ato. Por protestat duhet të jenë paqësore, mirë të organizuara dhe të kenë një trup udhëheqës me kërkesa dhe platforme të qartë se çka dëshirohet të arrihet. Mosbindja qytetare, rezistenca civile paqësore ka dhen rezultate në arritjen e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare për shumë popuj të botes.

Ne Maqedoni shkeljet sistematike e të drejtave të njeriut është duke vazhduar edhe në ditët e sotme. Diskriminimi në arsim, në përdorimin e gjuhës shqipe, pjesëmarrje jo e barabartë e të punësuarve në administratën e shtetit, ne Polici, Ushtri, në sistemin e drejtësisë, përdorimi i simboleve nacionale etj. Janë arsye të mjaftueshme qe të protestohet e të protestohet deri sa të arrihen qëllimet qe shqiptaret të kanë tretmanin e barabartë dhe shtet formues në Republikën e Maqedonisë. Mendoj se është edhe një arsye shtesë qe shqiptaret në Maqedoni duhet të protestojnë: Të protestojnë kundër përçarjeve politike qe ndodhin në vazhdimësi ne mes te partive dhe politikanëve shqiptar ne Maqedoni.

Strukturat politike Shqiptaret atje duhet të jetë unik rreth çështjes nacionale, dhe ketë unitet te munguar deri tani duhet t’ua kërkoj populli anembanë duke mos i kursye as protestat në rrugë dhe para selive të partive politike pa dallim.

Presidenti LINKOLN dikur kishte than: “ Mund të mashtrosh një pjesë të popullit përherë; mund të mashtrosh tërë popullin për një kohë, por është e pamundur ta mashtrosh terë popullin përherë”. E ashtuquajtura marrëveshje e Ohrit tani me është e tejkaluar. Ajo nuk ka ofruar asnjëherë trajtim të drejte në raport me shqiptaret. Me qasjen qe është duke e ndjekur shteti Maqedonas ndaj shqiptareve tregon se ende nuk është shtet i qëndrueshëm dhe i përgatitur për të qen anëtar i NATOS dhe BE-së. Dinjiteti i një shteti varet nga qytetaret qe e formuan atë, pa dallim se cilit kombi i përkasin, cilën gjuhe flasin, dhe cilës kulture apo besimi i përkasin.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close