Bekir Halimi për protestat: Çdo eskalim është në interes të pushtetit  nuk i ndihmon procesit

Drejtori i shtëpisë botuese ‘Nun’ dhe themeluesi revistës fetare kulturore shkencore “AlbIslam”, Bekir Halimi, është ndër zërat më prominentë të hoxhallarëve në Maqedoni, si dhe shquhet për analiza fetare e politike në vend. Në një intervistë ekskluzive për Portalb, ai dënon eskalimet e mundshme të protestave duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi, pasi në rast të kundërt i shërben vetë pushtetit.

Më poshtë e keni të plotë intervistën me hoxhën, Bekir Halimi.

Portalb: Si i shikoni protestat në Maqedoni dhe a është e drejtë të protestohet?

Bekir Halimi: Ajo që shohim dhe dëgjojmë është se kemi të bëjmë me një rast ku gjyqësori nuk përfill asnjë rregull juridik për të shpallur fajtor një qytetar të këtij vendi. S’ka motiv, s’ka argumente, s’ka dëshmitar. Nga i nxori ato konkulza nuk e di. Këta me këtë sikur na thonë se kënd të duam mund ta burgosim, gjykojmë dhe të shpallim fajtor, pa marrë parasysh kemi ose nuk kemi fakte. Andaj është kulmi i padrejtësisë dhe është dashtë partia shqiptare në pushtet të ndalë këtë tmerr e të mos lejon popullin të del në protesta dhe të keqpërdoren nga individë të caktuar dhe të merr epilog jo të mirë. Mendojmë se duhet të protestohet, por me organizim të qartë, dikush duhet t’i prijë protestave, me qëllim të qartë, me njerëz që do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestave dhe do të pengojnë secilin që dëshiron ta keqpërdorë protestën.

Portalb: A lejohet qe protestat të eskalojë dhe te gjuhët me gurë siç ndodh në disa raste?

Bekir Halimi: Nuk lejohet të eskalojë situata dhe të kalohet në hedhje të gurëve dhe përleshjesh me policinë, por protestat duhet të jenë paqësore dhe të qeta të atilla duhet të vazhdojnë deri në përfundim të tyre. Çdo eskalim, sipas mendimit tim, është në interes të pushtetit dhe atij i ndihmojnë dhe nuk i ndihmojnë aspak procesit.

Portalb: Ç’mendoni për disa analiste që flasin për një ekstremizëm islamik në Maqedoni?

Bekir Halimi: Ata që flasin për këtë temë, fillimisht nuk e njohin këtë temë, pastaj, që të jetë edhe më e keqe kjo gjendje, nuk e njohin popullin e tyre shqiptar në Maqedoni. Ne jemi të vetëdijesuar kombëtarisht por po aq edhe fetarisht, sepse feja ka luajtur një rol jetësor që ne të jemi këta që jemi. Andaj elementet fetare të pranishme në jetën shoqërore janë të zakonshme dhe nuk janë thjeshtë tentative dhe orvatje për të krijuar përshtypje të gabuar për popullin tonë. Pastaj se merren ata me kush i bëri le të merren me realitetin politik në Maqedoni. Vend ku Marrëveshja e Ohrit ka mbetur shkronja në letër, nuk ka implementim, nuk ka zhvillim të proceseve të barazisë etnike, nuk ka prespektivë jeta e të rinjve në këtë vend, etj. Andaj mendojmë se është konstatim i mangët dhe nuk paraqet një perceptim gjithëpërfshirës të realitetit tonë.

Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button