Menduh Thaçi: Të lirohen të gjithë të arrestuarit nga protestat

Të arrestuarit e deritanishëm e protestuesve nga ana e policisë, duhet të lirohen menjëherë, potencon lideri i partisë demokratike shqiptare, Menduh Thaçi.

Ai për televizionin maqedonas, 24 Vesti, thotë se vetëm në këtë formë shteti mund të kontribuojë në relaksimin e situatës, njofton Portalb.mk.

“Ne i përkrahim protestat dhe apelojmë mos të ushtrohet dhunë. Na ana tjetër edhe Qeveria dhe institucionet duhet të reflektojnë dhe ti lëshojnë në liri gjithë protestuesit e deritanishëm” tha mes tjerash Thaçi.

Ai tha se të kota janë apelet e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi të mos protestohet me flamuj arab, pasi që sipas tij “atë askush nuk e dëgjon”

Lajme të ngjashme

Back to top button