Breth: OSBE-ja nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin gjyqësor “Monstra”

Organet gjyqësore janë të pavarura, por në rast se autoritetet gjyqësore konsiderojnë se OSBE-ja mund të kontribuojë në përmirësimin e procedurave të tyre, atëherë OSBE-ja në Shkup do të shqyrtojë mundësitë në këtë drejtim.

Kështu ka deklaruar në përgjigjen me shkrim ndaj pyetjeve të MTV2, ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Breth, i cili është pyetur se nëse OSBE-ja do të dalë me vlerësim të sajin pas gjithë vëzhgimit të procesit gjyqësorë për rastin “Monstra” dhe nëse do tu përgjigjet pozitivisht thirrjeve të BDI-së që kërkon inkuadrim të drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar në këtë proces gjyqësor si pasojë e asaj që qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin te organet gjyqësore të vendit.

“Është e vërtetë se misioni i OSBE-së në Shkup ka monitoruar vazhdimisht gjykimin lidhur me vrasjen afër liqenit të Smilkovcit. Procedura e monitorimit nuk përfshin dhënien e vlerësimit publik lidhur me rezultatin e gjykimit. Duke marrë parasysh pavarësinë e gjyqësorit që është e garantuar me Kushtetutë, OSBE-ja nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin gjyqësorë. Në rast se autoritetet gjyqësore konsiderojnë se OSBE-ja mund të kontribuojë në përmirësimin e procedurës gjyqësore të apelit, misioni i OSBE-së në Shkup do të shqyrtojë të gjitha mundësitë në këtë drejtim”, deklaroi ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Breth.

Për atë se ndërkombëtarët nuk mund të përzihen në rastet gjyqësore në Maqedoni ka folur edhe eksperti juridik, Osman Kadriu për Portalb.

Tani mbetet pyetja, pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon ndërkombëtarët për rastin Monstra kur u bë e qartë se ata nuk mund të përzihen? Apo është kjo një deklaratë sa për sy e faqe për ti zbutur reagimet e bujshme në opinion?

Lajme të ngjashme

Back to top button