Rrëzohet helikopteri në Strumicë: 4 të vdekur (FOTO- VIDEO)

Në ora 22 ka ndodhur një fatkeqësi, rrëzim i helikopterit, në qytetin e Strumicës dhe sipas mediave maqedonase bëhet e ditur se 4 persona kanë vdekur. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë polic pasi që helikopteri ishte ushtarak MI-17 i Armatës së Republikës së Maqedonisë . Ai ishte nisur nga Novo Sella në drejtim të Strumicës.

Nuk ka tjerë të lënduar.


Helikopteri i rrënë Strumicë
Helikopteri në Strumicë, foto NovaTV

Jozyrtarisht mesohet se helikopteri ka prekur antenat e transmetuesit.

Në një deklaratë të shkurtër për median, Zoran Zaev vërteton tragjedinë e helikopterin dhe thotë se ndodhet në vendngjarje.

“Fatkeqësisht është i saktë informacioni për rrëzimin e helikopterit. Unë ndodhem i pranishëm te vendngjarja ku pak kohë më parë kanë vdekur 4 persona të sigurisë. Më shumë gjasa ka që tragjedia të ketë ndodhur për problem teknike. Nga ata që informojnë njerëzit e pranishëm, helikopteri momentet e fundit ka bërë trajektore kaotike, nuk ka pasur drita, i ka rënë një antene, me ç’rast ka ndodhur edhe ekplodimi. Arsyet e vërteta nuk i dimë akoma. “tha Zaevi në një prononcim për mediat.

Helikopteri 3Strumicë

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipi mjekësore, zjarrfikësit dhe shumë njerëz, njofton portal Portalb.mk.

Helikopteri në Strumicë, foto NovaTV
Helikopteri në Strumicë, foto NovaTV

Strumice helikopteri

Helikopteri 3Strumicë

Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk
Helikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk

 

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ju pershendes nga Gjermania juve Portalb. Jejni me te mire po na inrfomoni drejt nuk permbani asnjeren parti politike. FALEMINDERIT QE PO NA INFORMON DREJT. suksesee kohet e fundit jeni 24 ore me lajme

Back to top button