“Klubi Elita”: Protesta pa dhunë, të bashkëngjiten edhe maqedonasit!

Shoqata për Edukim dhe Arsimim Kulturor “Klubi Elita” përkrah protestat e paralajmëruara kundër procesit të montuar politik “Monstra” duke apeluar fuqishëm për maturi dhe jo-dhunë.

“Konsiderojmë që liria dhe siguria e qytetarit janë të pacenueshëm dhe në asnjë rast nuk duhet të jenë mjet i proceseve të montuara politike. Përkrahim protestat paqësore, sepse dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve ka marrë legjitimitet nga qeveria aktuale.
Besojmë që në mënyra të ndryshme edhe qytetarët maqedonas duhet të protestojnë kundër këtij montimi politik, sepse  padrejtësia nuk njeh gjuhë apo fe dhe shumë shpejt edhe ata mund të bien pre e ndonjë padrejtësie të ngjashme.
I ftojmë të gjithë ata që do të marin pjesë në protesta paqësore, të tregojnë dinjitet dhe maturi dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, provokime të cilat nuk ia duan të mirën as të dënuarve me burg të përjetshëm, e as popullit shqiptar. Dhuna nuk është zgjedhje e problemeve.” Shkruhet në reagimin e Shoqatës  për Edukim dhe Arsimim Kulturor “Klubi Elita”.

Lajme të ngjashme

Back to top button