Shkëndija shkurt e pati në Evropë

Shkurt ka zgjatur aventura e Shkëndijës nga Tetova në Ligën e Evropës. Ekipi i Shkëndijës ka pësuar diafatë 2:0 në ndeshjen e kthimit kualifikuese kundër Zimbrut nga Moldavia.

Kuqezinjtë kishin një fillim shumë të dobët, kur në minutën e gjashtë pranuan gol të cilin e shënoi Amani, rezultat ky që u siguronte plasman në raundin e dytë eliminator. Edhe përkundër përpjekjeve pas golit të pësuar, djemtë e trajnerit kroat Ferençina nuk ia dolën të barazojnë rezultatin.

Golin e dytë moldavët e shënuan në përmbyllje të lojës, kur Pashenko ngriti epërisë në 2:0, kur pas rivënies nga këndi shënoi gol me kokë. Në këtë ndeshje pas dy kartonëve të verdh, me karton të kuq është ndëshkuar Muhamet Useini.

Edhe në sezonin e tretë garues në Evropë, Shkëndija i ka përfunduar garat që në rrethin e parë. Të shtojmë se në fund të takimit me kartonë të kuq është ndëshkuar Useini. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button