Ban kërkon armëpushim në Gaza

Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Duke iu adresuar një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit, Ban u ka bërë thirrje të dyja palëve që të dakordohen për armëpushim.

Ai ka dënuar militantët për hedhjen e raketave në Izrael, por po ashtu ka paralajmëruar Izraelin kundër përdorimit të tepruar të forcës dhe rrezikimit të civilëve.

Mbi 80 palestinezë janë vrarë prejse Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza më 7 korrik, në përgjigje të sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit, që kontrollojnë Gazën.

Lajme të ngjashme

Back to top button