Kryetari Parlamentit studentor në Shkup, bën apel për protesta të qeta dhe pa dhunë!

Kryetari Parlamentit studentor në Shkup, Bejtulla Bushi apelon për protesta të qeta dhe pa dhunë që planifikohen të mbahen nesër në Shkup.

“Unë Bejtulla Bushi si kryetar Parlamentit studentor Shkup në emër të parlamentit studentor apeloj të gjithë studentet që neser masovikisht të dalim në protesta që tu dalim ne krah vllezërve tanë dhe ta mirmbajmë protestën qe ajo të zhvillohet në menyrë paqësore dhe pa incidente dhe me kerkesa legjitime sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në kërkesat tona.

Gjithashtu në emër të studenteve shqiptar bëjmë apel që nesër lidershipi shqiptar në Maqedoni të del në protesta dhe tju ndihmoj  atyre qe ua dhanë besimin në qoftë se ende u ka mbet fare pak ndërgjegje.” thotë Bushi për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button