Edward Snowden: NSA ka përgjuar muslimanët e suksesshëm

Në dokumentin e fundit të zbuluar nga Snowden, del që NSA në bashkëpunim me FBI kanë përgjuar 5 muslimanë me funksione të larta në SHBA. Ai që spikat më së tepërmi është edhe një politikan i partisë republikane.

Në një shkrim të botuar nga magazina gjermane, Der Spiegel, bëhet e ditur se pesë muslimanë amerikanë kanë qenë pjesë e përgjimeve të NSA. Emrat e tyre bëhen të ditur, ku spikat ai i Faisal Gill, një funksionar i lartë republikan, i cili në kohën e George W. Bush ka punuar në ministrinë e mbrojtjes.

Më poshtë, Portalb, u sjell edhe 4 personat tjerë të spiunuar nga NSA:

  • Asim Ghafoor, një avokat i njohur,
  • Hooshang Amirahmadi, profesor amerikan në Universitetin e Rutgers në New Jersey
  • Agha Saeed, themelues i shoqatës American Muslim Alliance,
  • Nihad Awad, bashkëthemelues i konsullit American-Islamic Relations (CAIR)

Awad: Si shtetas amerikan jam i shokuar!

Të pesë të përgjuarit janë distancuar nga sulmet terroriste dhe nuk e kanë kuptuar qëllimin e NSA.
“Kam bërë çdo gjë në jetën time, për ti shërbyer atdheut. Kam punuar në ushtri, në qeveri, dhe nuk e kuptoj arsyen e përndjekjes time”- shprehet Faisal Gill.

Gjithashtu edhe Nihad Awad shprehet i shqetësuar mbi veprimet e NSA:

“Si shtetas amerikan s’mund ta aprovoj një gjë të tillë, pasi unë disa dekada në formën më të mirë i kam shërbyer shtetit tim.”

Në fundjavën e kaluar edhe e përditshmja amerikane “Washington Post” ka botuar disa dokumente sekrete të Snowden, mbi spiunimin e shtetasve amerikanë nga NSA. 9 nga 10 të përgjuarit kanë qenë persona mbi të cilët nuk ka renduar ndonjë akuzë gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button