Në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë protestë edhe para OKB-së

Shqiptarët në SHBA të hënën e ardhshme kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste masive në New York, para selisë së OKB-së, për gjendjen e shqiptarëve dhe protestat në Maqedoni.

Organizatorët theksuan se kjo protestë organizohet nga shqiptarët e Amerikës për të kundërshtuar dënimin e përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe bashkëngjitur me protestat gjithë shqiptarë që po mbahen nga Shkupi, në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë, informon korrespodenti i INA-s nga New York.

Protestat do të mbahet të hënë 14 korrik në orën 12 të mesditës deri në ora 3 pasdite para selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhattan, qytetin New York. Organizatorë janë komuniteti Dibran në New York, në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët e Amerikës, shoqatat dhe organizatat e komunitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button