Të ndalojmë ata që i fryn zjarrit, e drejta për “Monstrën” të dal në shesh

Një valë protestash, sa do masive të jenë ato është e mjaftueshme për të ndjellë droje dhe pasiguri për të ardhmen.

Një ndjenjë e tillë reflektohet në përditshmërinë e qytetarit të thjesht që bashkëjetojnë me ngarkesat politike, mosfunksionimin institucionale, ngërthimin e konkurseve nga nepotizmi i theksuar i klaneve politike.

Portalb, nëpërmjet një ankete sjellë reflektimin e qytetarit të zakonshëm, për protestat që organizohen për rastin “Monstra”.

Brenga se mos merren në qafë të rijnë të pafajshëm që u dënuan me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, është shqetësimi kryesor i tyre. Pasojat e një procesi që sjellë mungesa e drejtësisë në vend, politikan të korruptuar, mungesa e perspektivës për të ardhmen, ndërthuren lehtë në përkrahjen e protestave që sipas qytetarëve duhet të jenë pa dhunë.

Merlind Ramadani,  nga Struga, thotë për Portalb, se askush nuk duhet të përfitojë nga kjo situate për të nxehur gjakrat. Sipas tij partitë politike po qëndrojnë jashtë kësaj situate dhe nuk po ndërmarrin asgjë për të sensibilizuar të njëjtën dhe për të përkrahur të drejtën. Ndërkaq kontribut duhet të japin edhe bashkësitë fetare, por pa shfrytëzuar besimin për të nxehur gjakrat dhe të shtojnë urrejtjen politike, fetare dhe nacionale”.

Një qytetar maqedonas Sasho Stefanovski, nga Shkupi, thotë se sa më parë duhet të intervenojë politika, sepse situata po paraqitet e tensionuar .  Sipas tij, protestat tregojnë pakënaqësi dhe kjo pakënaqësi është e drejtë që të shprehet me protesta, por jo të ushtrohet edhe dhunë.

“Paralajmërohen protesta nga shqiptarët, njëkohësisht është bërë thirrje për protesta edhe nga maqedonasit, kjo tregon për një situatë të tensionuar, prandaj duhet të ndërmerren të gjitha masat nga politika për të ulur gjakrat”, thotë Sasho Stefanovski.

“ Marrëdhëniet ndëretnike janë të tensionuara padyshim, palët nuk kanë besim, përveç ata që i lidh interesi material! Sikur brenga të ishte e njëjta ndoshta do të duhej edhe maqedonasit të protestojnë, por në këtë rast Jo! Ajo që shihet është se partitë politike janë pasive “pa dashje” por pa dyshim se rolin e kanë të madh në të gjithë format. Bashkësitë fetare zyrtarisht kanë rol por jo praktikisht, ndërsa feja si “motivacion” ka fjalën thuajse kryesore!-u shpreh Isen Selmani, nga Struga.

Nderim Asllani, nga Struga,  thotë se partitë shqiptare ndjellin pasivitet edhe në raste kur situatat politike janë të rënda.

“Poli maqedonas, si mediat edhe partitë politike janë ato që nxisin konfliktet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Partitë politike shqiptare duhet që të përkrahin protestuesit e jo të heshtin. Duhet të nxirret në shesh e drejta e rastit “Monstra” patjetër-u shpreh Nderim Asllani.

Monika Danileska, nga Struga, shprehet për marrëdhënie të mira ndëretnike, sepse sipas saj, dhuna dhe konfliktet nuk zgjidhin asgjë.

“Përderisa jemi në një shtet multietnik duhet të respektojmë njëri tjetrin që të kemi mbarëvajtje. Unë mendoj që i drejti gjithmonë duhet ta kërkojë drejtësinë e tij në mënyrën më të mirë e më adekuate të mundshme”.-u shpreh Monika Danileska

“Ka pasur dhe do ketë tensione ndëretnike, urrejtja ka qenë prezentë gjithmonë. Jo nga ana e popullit por nga funksionarët e lartë populli ka qenë vetëm ai që ka manifestuar atë. Jam i mendimit që duhet edhe populli maqedonas të dalë të protestojë, është e kuptueshme me vullnetin e tij dhe në parim me ligjin dhe protesta të qeta. -tha Sasho Markoski-

Shqiptarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë nëse e shohin të nevojshme të protestojnë. Është çështje që I prek ato dhe ne s’kemi pse ndërhyjmë . Ajo që mund të bëjmë ne është t’i shmangemi konfrontimeve.-tha Lupce Vasilev

 

Lajme të ngjashme

Back to top button