Gjermania nuk zmbrapset: Serbia ta konsiderojë fqinj Kosovën

Parlamentarët gjermanë të udhëhequr nga deputetit i partisë së Angela Merkelit, CDU, Andreas Schockenhoff, kanë thënë sot në Beograd se Gjermania mbetet pranë shtatë kushteve që duhet të plotësojë Serbia.

“Ne i kemi pyetur se kur pritet të hapja e negociatave për kapitullin e parë të marrëveshjes për anëtarësim në BE dhe kemi marrë përgjigje se ata edhe më tej mbesin pran qëndrimit se Serbia duhet t’i plotësojë shtatë kushtet. Kërkojnë implementimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit me Kosovën dhe veçanërisht gjykimin e atyre që e dogjën ambasadën gjermane në vitin 2008”, ka thënë deputeti serb, Aleksandar Seniq.

Mediat serbe raportojnë se Schockenhoff në takim me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se i jep mbështetje të plotë Serbisë në implementimin e reformave të domosdoshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në mesin e kushteve të përmendura, në kërkesat e Gjermanisë bëjnë pjesë edhe reforma në gjyqësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe nënshkrimi i një marrëveshje ndërshtetërore për marrëdhënie të mirë fqinjësore me Kosovën.

“Me rastin e vizitës së më hershme të Vuçiqit në Berlin, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier kishte thënë se Gjermania e mbështetë Serbinë drejt BE-së, por nuk do të lëshojë pe sa i përket plotësimit të kushteve”, raporton B92. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button