BDI: Qytetarët të përmbahen nga dhuna gjatë protestave të së premtes

Në lidhje me paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave ditën e premte, më 11 korrik, në Shkup, duke marrë parasysh se  pas protestave nuk qëndron asnjë organizator si dhe pas eskalimit të protestave të javës së kaluar, me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtar në vend, BDI ka bërë apel pjesëmarrësve në protesta që të përmbahen nga dhuna.

Bashkimi Demokratik për Integrim, lëshon këtë deklaratë:

Bashkimi Demokratik për Integrim, fuqimisht fton të gjithë qytetarët që të janë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t’i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme. Bashkimi Demokratik për Integrim fton institucionet kompetente që të merren me këtë rast gjyqësor të respektoj tërësisht standardet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button