Deari eliminohet nga bullgari Mlladenov

Nëse në xhiron e parë arriti të “mposht” të nxehtin dhe në anën tjetër, tenistin bullgar Vasil Mlladenov me 2-1 në sete, tenisti shqiptar është ndalur në xhiron e dytë në kuadër të turneut Fjuçër, i cili po mbahet në Pllovdiv të Bullgarisë.

Në fakt “Diti” nuk ka mundur ti përballoj të nxehtit dhe është mundur pikërisht nga tenisit nikoqir Aleksandar Llazov me 2-0 në sete (6-1 dhe 6-3). “Pas asaj ndeshje të parë maratonike e cila zgjati dy orë e gjysmë, ndjehej në këmbët e mia lodhja dhe ishte e pamundur që të luaj dhe të tregoj atë që di.

Në dy herë ka intervenuar edhe ekipi mjekësor. Moti ishte shumë i nxehtë, mbi 32 gradë. Këtë më së miri e shfrytëzoi kundërshtari nikoqir dhe arriti të më mposht”, tha pas ndeshjes, Shëndrit Deari. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button