Nexhat Shabani do të udhëheq Vëllazërimin e Kërçovës

Skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës, që këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, ka përforcuar ekipin me trajnerin Nexhat Shabani, i cili në karrierën e tij ka drejtuar ekipet si Renova, Shkëndija, Shkupi dhe së fundi ishte te Drita e Bogovinës. Gjithashtu Shabani ka qenë një kohë të gjatë edhe zëvendës seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë.

Lajmin për angazhimin e Nexhat Shabani në ekipin Vëllazërimit e ka bërë publik kryetari i klubit Lulzim Mehmeti. “Kemi emërtuar trajner të klubit Nexhat Shabanin, i cili është emër i njohur i futbollit në Maqedoni”, ka thënë Mehmeti. KF Vëllazërimi i Kërçovës me përgatitje ka filluar që nga dita e diel. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button