GROM edhe zyrtarisht në koalicion me VMRO-DPMNE dhe BDI

Anëtarët dhe kryetarët e Organizatave komunale të GROM nga mbarë Maqedonia në seancën e mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë me aklamacion e kanë miratuar propozimin për bashkëpunim të ndërsjellë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi GROM, lideri i partisë Stevço Jakimovski ka theksuar se këshilli ekzekutiv i partisë tani më ka marrë vendim që të mbështetet koalicioni dhe të marrë pjesë në Qeveri me një zëvendësministër si dhe me drejtues të institucioneve të tjera, të cilat do të ofrohen nga GROM.

Unanimisht anëtarët e Opsionit qytetar për Maqedoninë, e kanë përshëndetur dhe e kanë miratuar Propozim-vendimin për kandidaturën e zëvendësministrit në fushën e pushtetit lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button