“Skolari, një plak budalla”

Humbja turpëruese e Brazilit ndaj Gjermanisë vazhdon të ketë jehonë në vendin organizator të botërorit 2014.

Agjenti i Neymar-it ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj trajnerit Luiz Felipe Scolari duke e quajtur “plak budalla” dhe “të neveritshëm e mendjemadh”.

Wagner Ribeiro ka kritikuar punën e Solarit me Portugalinë, Chelsea, drejtimin e një ekipi në Uzbekistan dhe rikthimin në Brazili.

“U rikthyer në Brazil duke drejtuar një ekip të madh (Palmeiras) dhe e çoi atë në kategorinë e dytë”, është shprehur Ribeiro.

65-vjeçari fitoi kampionatin botëror në vitin 2002, por humbja 7-1 me Gjermaninë ka bërë që kjo gjë të harrohet.

Ai ka ironizuar duke bërë dhe një listë me 6 pika që duhet të ketë një trajner për të drejtuar kombëtaren braziliane.

1.Drejtoi Portugalinë dhe nuk fitoi asgjë

2.Shkoi tek Chelsea dhe u pushua

3.Shkoi në Uzbekistan

4.U kthye në Brazil, mori një ekip të madh e çoi në kategorinë e dytë

5.Kërkoi dorëheqjen 56 ditë para se ekip të binte nga kategoria

6.Është arrogant, i neveritshëm dhe mendjemadh.

Lajme të ngjashme

Back to top button