Mërgata Shqiptare: Të ndërpritet provokimi policor në Maqedoni!

Mërgata e Shqiptarëve të Maqedonisë me shqetësim dhe brengë është duke i përcjellë situatat e krijuara në qytetet me shumicë shqiptare, ku shqiptarët protestojnë si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Ohër, Kumanovë, Veles…

“Pamë një mobilizim mbarëshqiptarë gjithandej në Tiranë, Shkodër, Durës, Elbasan, Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Berlin, Londër, Paris, Gjenevë, Bern, Cyrih, Lozanë, Basel Çikago, Nju Jork, Teksas, Toronto me protestuesit në Shkup të cilët manifestuan pakënaqësi me vendimin e gjykatës e cila shqiptoi dënimin me burg të përjetshëm 6 shqiptarëve të pafajshëm! Ky ndryshe mund të quhet edhe dënim kolektiv!

Fotografitë që vinë nga terreni tregojnë se kishte dhunë ditën e parë në Shkup ku u përgjakën disa protestues, por edhe policë, vinin informata se policia përveç se ka përdorë dhunë, ka gjuajtur në shtëpitë e shqiptarëve bomba gazi lotsjellës, ka frikuar fëmijët e shqiptarëve në lagjet e Çairit, si Serovë e Gazi Babë, Dizhon! Është futur dhe ka frikuar fëmijët në çerdhen “Fidani” Vinë informata se ka edhe të burgosur dhe se vazhdohet gjahu policor kundër atyre që kanë protestuar me pretekst se kinse atë e kanë bërë në mënyrë të dhunshme! Në mesin e të burgosurve kishte një gazetar praktikant i gazetës Lajm,student shembullor na thonë ata që e njohin! Ky është mbajtur 24 orë ne stacionin policor të Kisella Vodës! Shtrohet pyetja: përse në Kisella Vodë kur që stacioni i policisë në Bit Pazar ka qenë më afër vendit ku është protestuar? Dhe është maltretuar fizikisht duke e rrahur ka duart dhe këmbët, si dhe është fyer në baza kombëtare e familjare!

Rasti i dytë flagrant i policisë së shtetit është kidnapimi që i bëhet Daim Hisenit kryetar i shoqatës së kulturës shqiptare në Maqedoni! I cili pasi që lirohet pas 3 orësh maltretim, tregon se atë nuk e kanë dërguar në stacion policor, por në një banesë private!!! Dhe natyrisht, për 3 orë rend e kanë maltretuar me lloj lloj pyetjesh siç e bënin vetëm ata të gestapos! Pyesim: çka është kjo sjellje? Si mundet zyrtarët e shtetit (policët pa uniformë) të bëjnë një kidnapim të këtillë dhe të mos japin llogari para organeve më të larta? A thua ata e kishin urdhrin të sillen ashtu? Nëse po, atëherë këtu nuk mund të bëjmë fjalë më për organe shtetërore, por për grupe të caktuar që janë nën mbrojtjen e të ashtuquajturave organe shtetërore që të kenë dritën jeshile të sillen si të duan dhe të bëjnë çka të duan!

Kërkojmë ndriçimin e dy rasteve të lartpërmendura dhe autorët të ndëshkohen me pushim nga puna, ndryshe, këta dy raste do i paraqesim së bashku me shumë raste tjera në gjykatën ndërkombëtare për të drejta e njeriut në Strazburg kur do të vijë koha!

Në të njëjtën kohë kërkojmë nga MPB të vihet prapa të rinjëve sllavo folës të cilët dolën me foto në fb dhe me parullë SMRT ZA SHIPTARI (VDEKJE PËR SHQIPTARËT)!

Rikujtojmë se në protestat e shqiptarëve nuk është kërkuar vdekja e askujt, por policia vazhdon të kërkon ekskluzivisht vetëm “demonstruesit e dhunshëm” nga radhët e shqiptarëve!

Në këtë shtet duhet të vihet rend, ju këtë mund dhe duhet ta bëni, si dhe të mbretëron ligji për të gjithë njësoj! E tërë aparatura shtetërore është vënë në shërbim të individëve të caktuar të cilët e përdorin atë kur t’ju teket për të mbrojtur interesat e tyre personale!”, thuhet në reagimin e MSHM.

Lajme të ngjashme

Back to top button