BE: Secili ka të drejtë të protestoj por jo dhunshëm

Brukseli zyrtarë është shprehu i brengosur nga mundësia që të vijë deri në dhunë tjetër dhe prishje të marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë gjatë ditës së nesërme, duke pasur parasysh se përveç protestave të përkrahësve të të gjykuarve në rastin “Monstra”, këtë herë janë paralajmëruar edhe kundër-protesta nga ana e atyre që japin përkrahje vendimit të gjyqit, “burg të përjetshëm për vrasësit e pesëfishtë”.

BE sot përsëri ka dal me thirrje deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të qëndrojnë të qetë dhe mos të jenë të dhunshëm.

Maja Kocijançiç zëdhënëse e Komisionit Evropian, me rastin e paralajmërimit të protestave të nesërme dhe kundër-protestat në lidhje me rastin “Monstra”, në emër të Brukselit zyrtarë thërret të gjithë qytetarët maqedonas dhe liderët politik në vend “të bashkohen në frymën e dialogut konstruktiv për zgjidhje të çështjeve që rrënojnë kuptimin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet kooperative ndëretnike”.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të demonstrojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të qetë, por jo edhe të drejtën të kyçen në akte dhune dhe destruktive”, thotë Kocijançiç për MIA.

Zëdhënësja e Qeverisë joformale të BE-së ka përsëritur kumtesën e javës së kaluar dhe thirrjen nga zyra e BE-së në Shkup dhe ka theksuar se “derisa çdo incident ndëretnik ose tentim për nxitje të mos tolerancës është shans të politizohet dhe të shfrytëzohet situata për qëllime personale ose politike, kjo gjithashtu është mundësi të hapet dialog dhe të forcohen lidhjet mes bashkësive të ndryshme”.

“Kjo është mundësi për liderët të ndalen prapa vendit të integruar që tërësisht respekton dallimet e veta”, porosit në fund zëdhënësja e Ketrin Eshton, njëherësh përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button