Akuzohej për dy vrasje në Shqipëri, arrestohet nga policia greke

Policia greke ka bërë të ditur se një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohej për vrasje. Mediat greke bëjnë të ditur se, policia e Selanikut se një 32-vjeçar ka tentuar t’i shpëtojë kontrollit rutinë të policisë në rrugë, pasi ai kërkohej nga drejtësia shqiptare për dy vrasje.

Mësohet se shtetasi shqiptar 32 vjeç ka qenë duke ecur me motor së bashku me një shqiptar tjetër i cili ndodhej në vendin e pasagjerit. Të dy shqiptarët sapo kanë parë patrullën e policisë në rrugë janë përpjekur të devijojnë, por policia menjëherë është vënë në ndjekje të tyre.

Pas, disa orësh ndjekje policia greke ka mundur të arrestojë 23-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, ndërsa personi tjetër ende i paidentifikuar ka mundur të largohet. Pritet që 32-vjeçari i cili kërkohet për vrasje, të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u gjykuar në vendin tonë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button