Punëtorët e falimentuar protestojnë para Qeverisë

Grupi prej 50 punëtorëve të falimentuar ka protestuar para qeverisë, pasi liderja e të falimentuarve Liljana Georgievska nuk arti të realizojë takim me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave, Zhivko Mitrevski. Ajo tha se është takuar vetëm me sekretarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, pas çka i është thënë se duhet të përgatisin propozim ligj për falimentuarit dhe ata do të vlerësojnë nëse ai propozim ligj do të duhet të plotësohet ose ndryshohet.

Siç theksoi Georgievska, kërkesat e tyre mbesin të pandryshuara, trajtimi i përhershëm  i të falimentuarve me minimum 15 vite përvojë pune dhe moshë 50 për femra dhe 53 për meshkuj.

“Maqedonia është vendi i vetëm në botë ku policia i drejton punëtorët e falimentuar deri ndërtesa e Sindikatës. Megjithatë u morëm veshtë që propozim ligjin tonë ta shtrojmë te Sindikata dhe ët bisedohet nëse është e nevojshme të bëhen korrektime”, tha Liljana Georgievska.

Lajme të ngjashme

Back to top button