Regjim veror në komunikacion

Sipas informatës së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, LAMM njofton se është vendosur ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 01.07 deri 31.08. 2014.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditë gjatë temperaturave të larta ekstreme.

Ndalesa për ditët nga fundjava është: të premten nga ora 17:00 deri 22:00; të shtunën nga ora 09:00 deri 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 der 22:00.

Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten nga ora 11:00 deri 17:00.

Ndalesa nuk ka të bëjë me automjetet të cilët transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, preparate mjekësore, automjete komunale, automjetet e NPQ, transporti i materieve shpërthyese, të djegshme dhe helmuese dhe automjetet të cilat kryejnë transport për kompanitë të cilët kanë lidhur marrëveshje për kryerjen e projekteve të rrugëve ndërtimore me NP për Rrugët shtetërore.

Për rregullimin e komunikacionit dhe vendosjen e regjimit të ndryshuar, është vendosur sinjalizim përkatës.

Në aksin rrugor Gostivar – Ohër prej 1 korriku në fuqi hynë regjimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve të rënda mbi 7.5 tonë. Ndalesa e qarkullimit është për këto periudha: E premte prej orës 15:00-24:00, e shtunë dhe e diel prej 07:00-24:00. Ky regjim i qarkullimit do të vlejë deri më 1 shtator të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button