Izraeli vazhdon bombardimet në Rripin e Gazës, gjenocid në Palestinë (VIDEO)

Është luftë mes Hamasit dhe Izraelit. Presidenti palestinez Abu Mazen e cilësoi situatën në Rripin e Gazës si një genocid të vërtetë. Gjatë natës ka pasur sulme të tjera me raketa që shkaktuan 14 viktima. Numri total i viktimave në Rripin e Gazës tre ditët e fundit është 73, ndërsa të plagosurit 550, dhe banesat e shkatërruara janë 105.
Bombardime ne Gaza

Në më pak se tre ditë janë hedhur pothuajse 365 raketa në Rripin e Gazës, një në cdo 10 minuta, shifra këto që konfirmohen nga zëdhënësi ushtarak izraelit. Ushtria izraeliane ka mobilizuar ndërkohë 20 mijë rezervistë duke marrë parasysh një ofensivë nga toka në Rripin e Gazës. Në fillim të operacioneve ushtarake, qeveria vendosi se numri i rezervistëve që mund të vendosen në gadishmëri mund të jetë më shumë se 40 mijë.
Bombardime ne Gaza1
Nëse raketat nuk do të ndalojnë atëherë ndërhyrja nga toka e ushtrisë izraelite do të jetë e paevitueshme, u shpreh nëj ditë më parë kryeministrit izraelit Netaniau, ndërsa presidenti Peres, kërcënoi me pushtimin e rripit të Gazës. Dy ditët e fundit drejt Izraelit janë hedhur një numër më i madh raketash se në të gjithë vitin 2012, plot 220.

Aeroporti Ben Gurion i Tel Aviv lajmëroi se do të ketë reduktim të fluturimeve në mënyrë që tu lihet më shumë hapësirë avionëve ushtarakë. Lideri palestinez i cili është në kontakt me OKB-në dhe Egjiptin kritikoi Izraelin duke kërcënuar se do ti drejtohej agjencive ndërkombëtare përfshirë dhe gjykatën e Hagës. Sipas tij ushtria izraelite nuk po sulmon hamasin por popullin palestinez. Diplomacia ndërkombëtare ka nisur punën e saj për situatën.

Angela Merkel dhe Fransua Hollande kanë biseduar në telefon me kryeministrin izraelit Netaniau duke dënuar sulmin me raketa. Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka biseduar edhe me kryeministrin izraelit dhe me atë palestinez. Egjipti që ndërmjetësoi armëpushimin mes palëve në 2012-ën, ka nisur lëvizjet e tij ndërsa Lidhja Arabe i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të detyrojë Izraelin të tërhiqet.

Lajme të ngjashme

Back to top button