Policia zvicerane s’lejon protestë me 12 korrik por me 19 korrik!

Në njoftimin e organizatorëve të protestave në Bern të Zvicrës në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, thuhet se policia zvicerane nuk ka lejuar që protesta të mbahet më 12 korrik por me 19 korrik.

“Inpektorati policor reparti për menaxhim të evenimenteve të qytetit të Bernit fatkeqësisht ka refuzuar kërkesën tonë për të protestuar para ambasadës maqedonase më datën 12.7.2014. Jam munduar të referohem në të drejtën për ngjarje të jashtëzakonshme, por organet e Bernit nuk i kanë vlerësuar ngjarjet në Maqedoni si rrethana katastrofike”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Fatmirësisht organet e Bernit janë deklaruar të gatshme që në mënyrë të veçantë për datën 19.7.2014 (ora 12:00) të na vënë në dispozicion nën mbikqyrjen e policisë kantonale Sheshin Helvetia (Helvetiaplatz) i cili gjendet në afërsi të ambasadës. Organet e Bernit kanë qenë shum kooperativë dhe na kanë mundësuar që një grup prej maksimalisht 5 protestuesish të shkëputen nga protestuesit dhe në shoqërim të policisë kantonale t’i drejtohen ambasadës dhe t’i dorëzojnë një notë proteste”, shkruan në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Organizatorët kanë pohuar se detaje rreth protestës së 19 korrikut do të vijojnë në ditët e ardhshme

Lajme të ngjashme

Back to top button