Mustafi në Top 10 më të shpejtit në Botë

Futbollisti nga Gostivari, Shkodran Mustafi që luajti në repartin e mbrojtjes së Gjermanisë, konsiderohet ndër lojtarët më të shpejtë në kupën e botës, Brazili 2014. Në matjet më të fundit nga kupa e botës në futboll, Brazili 2014 rezulton se mbrojtësi shqiptar , Mustafi është ndër më të shpejtit.

Shpejtësinë më të madhe në vrapim të një ndeshje Mustafi e ka arritur prej 32.9 kilometra në orë. Me këtë statistikë ai zë vendin e nëntë në mesin e futbollistëve më të shpejtë në botërorin aktual. Mbrojtësi i Sampdorias është i lënduar dhe nuk do të ketë shansin të përmirësojë rekordin e tij.

Futbollisti më i shpejtë në këtë botëror është Junior Diaz nga Kosta Rika (33.8 km/h), pas tij janë Serge Aurier (Bregu i Fildishtë) 33.5 km/h, Gonzalo Higuain (Argjentinë) 33.1, Alvaro Pereira (Uruguai) 33.1, Fabian Johnson (SHBA) 33.0, Dario Srna (Kroaci), 33.0, Angel Di Maria (Argjentina), 33.0, Mario Balotelli (Itali) 33.0, Shkodran Mustafi (Gjermani) 32.9 km/h etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button