Gjermanët me super premi për titullin kampion

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka përgatitur premi rekorde për futbollistët e saj. Futbollistët e përfaqësueses së Gjermanisë do të shpërblehen me nga 300 mijë euro nga DFB nëse e fitojnë Kampionatin botëror.

Premia do tu takoj 23 vetave, përfshirë edhe lojtarëve që nuk kanë luajtur asnjë minutë. Por, nëse Gjermania e fiton finalen ndaj Argjentinës, atëherë DFB pritet të shpenzoj rreth 6.9 milion euro vetëm premi.

Të përzgjedhurit e Joachim Löw tashmë kanë siguruar nga 150 mijë euro bonus, pas kualifikimit në finale të kësaj gare. Gjermanët u plasuan në finale pasi e fiuan Brazilin me rezultat të thellë 7:1, ndërsa në finalen e 13 korrikut do të luajnë kund0r Argjentinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button