Ditar Ramazani-12

Sonte jam i lodhur nga mendimet e tepërta që dalin në tryezën e rrumbullakët. Mendime këto që çojnë herë në çoroditje e ç’orientim e herë në reflektim dhe rikthim. Mendime që lindin si pasojë e efekteve të jashtme duke injoruar efektet e brendshme shpirtërore.

Jam i lodhur e i ngarkuar çdo natë gati se edhe pse vetëm kjo natë shndërritë errësirën. Filologët nuk do të rrinë rehat. E kanë kapur kritikën dhe po e hollojnë e pështëllijnë shndërritjen e errësirës?! Me dy fjalë mundohet të ta mbyll gojën: Ja paske futur kot.

Sa pa gabime është njeriu që nuk bën asnjë hap. A nuk e ke parë se si gjen gabimet në çdo skaj? Ai është ekspert i gjetjes së gabimeve. Të tillë fatkeqësisht janë shtuar e po japin kahe si shkuma e detit. Dhe prapë filologët me sëpatën e kritikës gjykuan: Kahe shkuma e detit?! A i hape sytë edhe ti? Tregomë drejtë? Edhe pse nuk të kam afër, por ti ndjej gishtat se si e lëvizë miun për ti lexuar këto rreshta.

Sa i zymtë në shpirt është njeriu i izoluar prej njerëzve. Në atë moment kur fillon të komunikoj me njerëzit ai fillon ta njoh veten. Është rrugë jo e mirë vetmia. Dhe kur flas për vetminë, nuk e kam fjalën për vetminë që shfrytëzohet për meditim e që ka kohë të caktuar. Por e kam fjalën për atë vetmi egoiste që ka kapluar një pjesë të madhe të rinisë tonë duke ia zhvlerësuar kohën dhe gjallërinë për të ndryshuar vetveten dhe shoqërinë për të mirë.

Leximi i librave është gjë madhështore. Por edhe sigurimi i kushteve të jetesës është gjë madhështore. Hulumtimi në faqe të ndryshme islame, faqe këto të internetit janë gjëra të duhura për një të ri. Mirëpo, vizitimi i një të sëmuri, shoqëria me njerëz të ndershëm, ndihma ndaj të moshuarve, marrja me aktivitete sportive pa dëmtuar aktivitetet edukative islame është po aq e vlefshme. O ju të rinj, ju lutem mos i bëni gabimet që kanë bërë të tjerët para jush. Nëse nuk e shfrytëzoni kohën maksimalisht duke e ndarë në shumë sfera jo vetëm në një sferë, besomëni se nuk jemi në rrugën e duhur.

Shpirti po proteston gjatë këtij muaji o Zot. Të lutem, na streho në Mëshirën Tënde të pafund. Na mbroj nga sherri i gjuhës tonë dhe nga e keqja e vetvetes. Na jep vullnet e urtësi për ta jetuar Islamin, e jo vetëm për ta mësuar.

Ka ardhur koha që të rinjtë mysliman të vrapojnë pas praktikimit të Islamit. Kur flas për të rinjtë mysliman e kam fjalën për ato të rinj që veçse e falin namazin me rregull.

Praktikimi i Islamit nuk është vetëm falja e pesë kohëve të namazit, ndërsa në anën tjetër në shkollë kemi nota jo të mira.

Jakup efendi Asipi, Allahu na takoftë në Xhennet me të, shpesh herë potenconte se thirrja e nxënësit të shkollës së mesme janë pesat e tij në shkollë, ndërsa thirrja e studentit në Islam janë dhjetat e tij. Dhe jo vetëm kjo.

Ramazani është muaj i ndryshimit për të mirë. Së paku kështu duhet ta kuptojmë nga mesazhet e këtij muaji. Ndërsa ne filluam që ta ndryshojmë konceptin e Ramazanit.

Agjërimi jonë nis kur nis dhe mbaron kur mbaron. Allahu na faltë. Amin.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button