Në Kalanë e Shkupit ndërtohen tre objekte, më i madhi ai në themelet e Kishës (FOTO)

Liferimi i fotove në publik i objektit më të lartë që ndërtohet në Kala që duket se është i vendosur mbi themelet e kishës e cila para disa viteve ishte shkak i incidenteve ndëretnike, në rrjetet sociale hapi debat të gjërë te disa banorë. Ata, të irrituar, ndërtimin mbi themelet e kishës e shohin si provokim fetar, sidomos pasi që cepi i saj duket nga i tërë Shkupi.

Objekti i Kishes apo i ashtuquajturi Muzeu bizantin
Objekti i Kishes apo i ashtuquajturi Muzeu bizantin

Për atë se çfarë në fakt ndërtohet në Kala, për Portalb sqaron drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim, Mehmet Selmani. Ai thotë se të tre objektet e kalasë janë në fazën e ndërtimit, ku muzeu iliro-dardan dhe muzeu i periudhës osmane janë thuajse para përfundimit.

Objekti mbi xhaminë apo Muzeu i periudhës osmane
Objekti mbi xhaminë apo Muzeu i periudhës osmane

“Muzeu osman dhe ai bizantin, nuk do kenë personifikimin e xhamisë ose kishës respektivisht, duke qenë po ashtu edhe pa simbole fetare.” shprehet Mehmeti.

Muzeu iliro-dardan
Muzeu iliro-dardan

Gjatësia e muzeut bizantin, ndeshet me pikën tre të marrëveshjes
Në marrëveshjen e bërë më 26 qershor të vitit 2012, mes kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti, ish kryetarit të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase (DMTKM) Pasko Kuzman, ish drejtorit të Institutit Shtetëror për Konservimin e Monumenteve, Behuxhidin Sheapi dhe Memet Selmanit, pika tre e marrëveshjes potencon “Muzeu bizantino mesjetar që do ndërtohet mbi themelet e kishës, mundësisht të ridefinohet dhe të ketë gjatësi po aq sa  të mureve të Kalasë.”

Objekti i Kishes apo i ashtuquajturi Muzeu bizantin
Objekti i Kishes apo i ashtuquajturi Muzeu bizantin

Kjo pjesë e marrëveshjes nuk respektohet pasi që duket qartë se muret e këtij objekti me themele kishe janë shumë më të larta ndërsa të lë përshtypjen si një objekt gjigand në krahasim me dy objektet tjera.

Në lidhje me mos-respektimin e kësaj pike të marrëveshjes, Portalb kërkoi prononcim nga DMTKM, megjithatë të njëjtin nuk e morëm pasi që drejtori Viktor Lilçik, sipas tyre, nuk ka kohë të flet shkaku i punës së tij në terren.

Nënshkruesi tjetër i marrëveshjes, ish deputeti i BDI-së Behixhudin Shehapi i cili nga e hëna do të jetë sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, i tha redaksisë tonë se nga marrja e funksionit të ri, do të komentojë rastin në fjalë.

Edhe pse tani më muret e objektit janë ndërtuar më të lartë, megjithatë Memet Selmani vazhdon të besojë në marrëveshjen e bërë duke thënë se ‘çdo devijimi nga marrëveshja e arritur për ne do jetë e papranueshme.’

Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button