Finalja e madhe Argjentinë – Gjermani

Më 13 korrik (në orën 21.00) në stadiumin “Maracana” në Rio De Jainero, në finale përballen Gjermania-Argjentina.Argjentina është finalistja e dytë e këtij botërori. Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri Sabella ia ka dalë që ta mposhtë Holandën në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:2.

Koha e rregullt prej 90’ minutave përfundoi pa gola. Ndeshja kryesishtë ishte e baraspeshuar dhe luhej në mesfushë, me të dy skudrat që tentonin herë pas here të krijonin raste të shënimit, por nuk kishte asgjë konkrete.

Arjen Robben pati mundësinë më të mirë për të shënuar në minutën e 90’, por një ndërhyrje fenomenale e Javier Mascheranos ia mohoi golin.
Rezultati i pandryshuar mbeti edhe pas dy pjesëve nga 15’ minuta të vazhdimeve, dhe fituesi i kësaj ndeshje u desh të përcaktohej pas ekzekutimi të penalltive.
E pas ekzekutimi të penalltive ishte kombëtarja e Argjentinës që ia doli të tregohet më e koncentruar për ta arritur finalen e shumë pritur pas shumë vitesh.
Në finale Argjentina do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë

Lajme të ngjashme

Back to top button