fbpx

Pozicioni jashtë loje, tani ndryshe

FIFA modifikon disa detaje të rregullit të pozicionit jashtë loje që hyjnë në fuqi duke filluar që prej fillimit të këtij muaji. Institucioni më i lartë synon të rrisë fleksibilitetin duke hequr disa pengesa në rastet e pozicioneve jashtë loje, duke ndezur dritën jeshile për disa gola që deri më sot konsideroheshin të parregullt. Devijimet dhe interferencat në aksionet sulmuese preken gjërësisht në këto ndryshime që gjithsesi nuk e prekin thelbin e rregullit bazë të pozicionit jashtë loje.

Rasti i parë lidhet me prekjen e vullnetshme ose jo të topit nga mbrojtësi dhe në varësi të situatave vendimet do të ndryshojnë. Kështu, nëse mbrojtësi e devijon në mënyrë vullnetare topin, pozicioni i sulmuesit që përfiton do të konsiderohet i rregullt, në të kundërt aksioni do të cilësohet pozicion jashtë loje nga arbitri anësor. Devijim jo i vullnetshëm do të konsiderohen edhe ato raste kur topi prek në shtyllë ose tranversë.

Më substancial është modifikimi që bëhet në rastet e interferencave në lojë pasi sipas rregullit të vjetër, sulmuesi që interferonte në mënyrë pasive por edhe aktive te portieri, konsiderohej në pozicion jashtë loje. Në këtë pikë, rregullat e lojës ndryshojnë dukshëm sepse me ndryshimet e bëra, vetëm sulmuesi që merr pjesë në mënyrë aktive në aksion mund të konsiderohet në pozicion jashtë loje, ndërsa në rastet kur lojtari iundërshtar është pasiv në aksion, atëherë pozicioni do të konsiderohet i rregullt edhe pse ai mund të kufizojë fushëpamjen e portierit.

Pas vendimeve të reja, topi kalon në këmbët e gjyqtarëve, të cilët duhet të punojnë për t’i aplikuar sa më shpejt këto ndryshime sepse sezoni i ri po troket.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close