Rikthehet trafiku i drogës nga Lazarati

Pas shumë ditëve operacion në fshatin Lazarat për asgjësimin e parcelave me kanabis dhe lëndë narkotike vijon sërish trafiku i drogës.

Policia ka sekuestruar dy mushka me drogë me rreth 100 kilogramë marijuanë. Droga dyshohet se ka dalë nga Lazarati nëpërmjet malit ditë më parë, njoftojnë medie shqiptare.

Lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Piksi” zhvilluar nga komisariati i Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve.

Sipas burimeve të uniformave blu droga po transportohej me mushka nga zona e quajtur si Mali Gjerë në grykë të lumit Piks dhe ishte nisur në drejtim të Vlorës.

Policia ka identifikuar dy shtetasit të cilët po e transportonin drogën, por ata janë larguar menjëhere duke përfituar edhe nga terreni i vështirë. Ndërkohë ata janë shpallur në kërkim

Lajme të ngjashme

Back to top button