Edhe një thikë nuk mund ta gërvisht ekranin e iPhone 6

Është folur shumë në internet për iPhone 6. Kur të prezantohet ky telefon pas disa muajsh, nuk do të jetë surprizë për ne të shohim pamjen e tij, materialin e përdorur, apo opsionet e ngjyrave, pasi po bëhen të ditura që tani me daljen e informacioneve nga burime të besueshme të kompanisë.

Nga informacionet e shumta të dala në internet mësojmë se modeli 4.5 inç i Phone 6 do të ketë ekran prej safiri. Një video e postuar në YouTube nga Marques Brownlee tregon se si ekrani i iPhone 6 i mbijeton gërvishtjes nga një thikë me majë të mprehtë.

Brownlee i bëri disa teste ekranit prej safiri që do të ketë iPhone 6, dhe vërtetoi se ky ekran do të jetë i fortë dhe me kualitet të lartë. Nga videoja e postuar në YouTube mësojmë se ekrani i iPhone 6 do të jetë rezistent ndaj gërvishtjeve dhe thyerjeve.

Ndryshe nga Gorilla Glass, shtresa që mbron ekranin e iPhone 6 është e hollë sa një letër dhe mund t’i rezistojë çdo lloj dëmtimi. Apple ka përdorur kristalin e safirit në kamerën e iPhone 5s, dhe ky material përdoret shpesh edhe tek orët inteligjente si dhe tek lentet e kamerave.

Lajme të ngjashme

Back to top button