Galdini: VMRO ka mbetur në kohën e jugosllavizmit idiotesk

Analisti i njohur nga Shqipëria, Arian Galdini ka reaguar në lidhje me kumtesën e fundit të VMRO-DPMNE-së drejtuar kryeministrit Edi Rama ku thuhet se deklarata e kryeministrit shqiptar është më shumë rezultat i mungesës së informacionit rreth ngjarjeve, sesa ndonjë qëllim destruktiv.

Komenti i Galdinit:

“VMRO – DPMNE, Partia e Nikola Gruevskit në Maqedoni, i konsideron protestat si radikale, duke nënkuptuar radikalizëm fetar, dhe thonë se këto protesta nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit. Ja pra ku duket qartë se kjo parti ka mbetur pas në kohet e jugosllavizmit idiotesk, kur harmonia multietnike e shtetit jugosllav të krijuar nga Fuqitë e Mëdha pas L1B, bazohej te sundimi i disa etnive mbi etnitë e tjera.
Europa, vlerat europiane, vlerat perëndimore te barazisë, lirive e te drejtave dhe dinjitetit njerëzor, duket se janë te huaja për ketë parti. Te rinjtë sllavo-maqedonas që dolën sot me simbolet e Hitlerit dhe Nazizmit, e kane të kthjellet burimin prej nga ku e marrin frymëzimin, pra tek Gruevskizmi jugosllavist… Protesta Radikale? E pse? Pse ne ditën e pare pati flamuj te papërputhshëm me një beteje civile e politike? Aspak. Zanafilla tashme është tejkaluar e përplotësuar nga një vullnet popullor i te gjithë shqiptareve ne Maqedoni, për te protestuar për Liri, Demokraci dhe Dinjitet Njerëzor.

Protestat janë antiqeveritare, e ndoshta për ketë arsye Gruevskit dhe partisë se tij i duken radikale. A kane lidhje me Marrëveshjen e Ohrit? Sigurisht qe po. Marrëveshja e Ohrit jo vetëm qe nuk është zbatuar, por duhej te ishte tejkaluar me kohe.” shkruan në Facebook, Galdini.

Lajme të ngjashme

Back to top button