Përplasen 4 automjete, autobusi me turistë nga Kosova përfshihet nga flakët

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në kryqëzimin e Kryebushatit. Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete, një autobus dhe tre automjete dhe shkak i aksidentit është bërë një shkëndije elektrike e konstatuar në autobusin me turistë nga Kosova, i cili udhëtonte drejt Tiranës, që ka shkaktuar më pas dhe përplasjen me mjetet e tjera.

Pas përplasjes me mjetet, mësohet se autobusi ka marrë flakë. Mësohet se shoferi ka frenuar në kohë, duke bërë të mundur që pasagjerët të dalin nga mjeti, me përjashtim të njërit prej tyre që ka mbetur brenda.

Shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulancat e mbërritura në vendngjarje kanë bërë të mundur nxjerrjen e pasagjerit, i cili është transportuar drejt kryeqytetit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga ana e zjarrfikëseve po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit në autobus, ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button