Bilalli: Mediumet megafona të pushtetit përhapin fashizëm

Është absurde se si mediumet megafona të pushtetit, në vend që të merren me veprimet katastrofale të pushtetit që janë duke na ҫuar drejtë një konflikti të ri ndëretnik, ata merren me analistët që gjithë kohën kanë paralajmëruar se fashizmi do të na sjellë gjer në këso katastrofe. Më këto fjalë analisti Mersel Bilalli për Portalb e shpreh reagimin e tij ndaj sulmit të mediumeve pro qeveritare maqedonase që disa ditë me radhë u bëhën mediumeve shqiptare për mënyrën e raportimit të tyre për rastin “Monstra” dhe ndodhitë më tej.

“ Me këtë ata bëhen bashkëpjesëmarrës dhe ndihmës të fashizmit te ne, me ҫka do të duhet të ndeshen edhe me pasojat e tij, por edhe me përgjegjësinë në të ardhmen e afërt. Kuptoj disa që kanë hipotekë shishen, por çfarë  mund të kenë tjerët që aq shpirtërisht përkëmbin dhe këmbejnë vlerat gazetareske me para të zeza?!” thotë Bilalli.

Nëpër mediat maqedonase kanë qarkulluar lajme që i kanë akuzuar mediat shqiptare se i kanë fryrë pakënaqësisë që protestuesve shqiptarë për dënimet e shqiptuara në rastin “Monstra”.

Më e shquara ka qenë gazeta “Dnevnik”, e cila ka kritikuar raportimet në mediat shqipe në të cilat janë cituar personat që kanë deklaruar se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit në të vërtetë janë të pafajshëm.

“Dnevnik” thirret edhe në qasjen e analistëve si Mersel Bilalli për Portalb, ku thotë se “protestat nuk duhet të ndalen, por duhet të vazhdojnë me kërkesa konkretisht të definuara”.

Tags

Lajme të ngjashme