Çka i tha Bekim Fehmiu Ibrahim Rugovës me 1989?

Ishte viti 1989. Në një kënd të ëmbëltores “Elida”, në kompleksin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ishte i ulur aktori ynë me famë botërore Bekim Fehmiu.

Derisa e pinte kafen e mëngjesit, e sheh dr. Ibrahim Rugovën me miqtë e tij në një tavolinë përballë.

Për një çast, Bekimi ngritet në këmbë, i afrohet Rugovës dhe i thotë: “Të admiroj për guximin intelektual dhe për këllqet e tua deri n fund të këmbëve”. Kaq ishte. Asnjë fjalë më tepër.

Për këtë, ka shkruar edhe Halil Matoshi, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim.

Lajme të ngjashme

Back to top button