Partia e Gruevskit reagon ashpër ndaj Edi Ramës

VMRO-DPMNE ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili kërkoi ti kushtohet më shumë vëmendje situatës në Maqedoni.

VMRO-DPMNE deklaroi se protestat radikale që po ndodhin këtyre ditëve në Maqedoni nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, apo me marrëdhëniet ndëretnike. Përkundrazi organizatorët e këtyre protestave fshehin agjendën e tyre radikale, duke krijuar huti dhe duke mobilizuar më shumë përkrahës, duke gënjyer se i bëhen padrejtësi dhe po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve”, reagon VMRO-DPMNE.

Kjo parti thotë se reagon dhe dënon çdo tentim që këto protesta të shihen në konotacion etnik dhe ndëretnik dhe se nuk dakordohet që elementet radikale islamike të fshihen pas dimensioneve etnike, duke gjeneruar tensione dhe ndarje.

“Gjithashtu në kontekst të deklaratës së zotëriut Rama, dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk është kryeminister gjatë kohë, i bëjmë thirrje që të bëj një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shoh kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, nënvizon VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE, vlerëson se Marrëveshja e Ohrit është një pjesë integrale e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe angazhimi për të pasqyrohet nga fakti se implementimi dhe zhvillimi i shoqërisë shumë-etnike në objektivat strategjike të programit të Qeverisë dhe zbatimit të saj janë aktivitete të vazhdueshme të institucioneve.

VMRO-DPMNE vlerëson se deklarata e kryeministrit shqiptar është më shumë rezultat i mungesës së informacionit rreth ngjarjeve, sesa ndonjë qëllim destruktiv.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button