“Ali Ahmeti i ka pas edhe më piskë punët, po ia ka dal”!

Analisti politik Nebi Murseli i ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni që u përshkallëzuan me protestat në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë e në veçanti takimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me Ambasadorin amerikan në Shkup, Pol Volers.

Ja çfarë shkruan Murseli në facebook:

“Përshkallëzimi i protestave për rastin “Monstra” nuk është aq shumë shqetësuese, as personalisht e as politikisht për Ali Ahmetin. Ky tip i ka pasur shumë me piskë punët në të kaluarën, dhe ia ka dal!

Dikur, kur ka bërë truqe, e i kishte ngushtë punët, edhe musteqokeve atdhetare ua çrrënjoste patriotizmin. E ka “shkatërruar” Jugosllavinë, e s`po ta mban tash një copë Maqedoni.

Pas protestave ngarendi te ambasadori amerikan dhe gjysma e punës u krye – njerëzit në çajtore, pas iftarit, do të thonë, a po e shihni se ky është `njeri i Amerikës`, të enjten intervistë te Alsat-i, i thotë do fjalë sofiste dhe puna kryhet! Shuhen protestat!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button