Si të aplikoni eyeliner-in në mënyrë të përkryer me ndihmën e ngjitësit të letrës?

Erin Ashley është një grimiere profesioniste dhe në blogun e saj ka ndarë me ne disa këshilla se si të nxjerrim një vijë perfekte të syrit përmes eyeliner-it me ndihmën e vogël të ngjitësit të letrës, pasi femrat kanë problem të madh gjatë grimit e sidomos kur vie në pah vija e drejtë dhe simetrike e syrit. Nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme që mund të irritohet nga ngjitësi i letrës, ju mund të mbështetni afër syrit për shembull, edhe ndonjë kartelë krediti apo vizitë kartë, me një fjalë gjithçka që është e drejtë dhe e fortë.

Ju duhet:

Ngjites
Ngjites

 

Gel eyeliner nga rimmel
Gel eyeliner nga rimmel

 

HAPI 1

Afroni një copë të ngjitësit të letrës rreth syrit deri në skajin e vetullës. Nëse doni që më pak t’ju theksohet vija e lajnerit, atëherë zbritni pak më poshtë shiritin e ngjitësit. Kështu, pozita e ngjitësit të letrës do të përcaktojë vijën ku do të aplikohet eyeliner-i. Ngjitësi i letrës nuk duhet të jetë edhe shumë i gjatë, mjafton një shirit i vogël sa për të pasur efekt. Mos harroni ta ngjitni mirë atë në lëkurë.

Hapi 1
Hapi 1

HAPI 2

Aplikoni llajnerin në formë xheli në kapakun e sipërm të këndit të jashtëm të syrit. Mos u shqetësoni nëse në fillim duket sikur parregullësi, më vonë do të barazohen të gjitha aplikimet si lajneri ashtu edhe hijëzimi i syrit dhe do të duket perfekte. Pastaj krijoni një linjë në skajin e syrit duke përcjellur vijën e ngjitësit të letrës, mos u bëni keq nëse nuk arrini të bëni linjë të përsosur dhe estetike, edhe nëse del jashtë vijës së ngjitësit nuk ka problem, për atë edhe është ai, për të dhënë formën e më pas hiqet.

Hapi 2
Hapi 2

HAPI 3

Pasi ta keni ngjitur shiritin ngjitës, mbushni vijën e llajnerit më shumë duke i dhënë formë dhe shtoni hijëzimin e syrit. Ju mund të vendosni edhe qerpikë artificialë për të pasur shikim më joshës dhe të theksuar, vetëmse është e rëndësishme që të aplikoni edhe një shtresë të lajnerit pasi t’i vendosni qerpikët për të fshehur ngjitësin e qerpikëve. Në fund, me anë të maskarës, lyeni qerpikët tuaj natyral me ato artificialë deri sa të ngjiten bashkë. Rezultati do të duket kështu:

Perfundimi
Perfundimi

/Femra.net

 

Lajme të ngjashme

Back to top button