Jankullovska dënon djegien e flamurit maqedonas, MPB me 34 padi për protestuesit shqiptarë

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska ka dënuar djegien e flamurit maqedonas në protestat e djeshme në Prishtinë.

“Pres që autoritetet në vendet përkatëse të ndërmarrin masat përkatëse ligjore për zbardhjen e rasteve, ndërsa ata që bëjnë këto veprime të sanksionohen”, ka deklaruar Jankullovska pas asgjësimit të armëve të sekuestruara dhe drogave të llojllojshme në furrat e “Jugohrom” në Jegunoc të Tetovës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse zyrtarisht është reaguar deri tek vendet ku ka incidente të këtilla, ministrja me përgjigje se kjo gjë është në kompetenca të MPJ-së.

Rreth 24 persona do të përballen me padi penale për vepra të rënda, ndërsa 10 të tjerë do të përballen me padi për kundërvajtje.

Këta persona janë identifikuar nga ana e policisë si pjesëmarrës në protestat që gjatë ditëve të kaluara janë mbajtur në qytetet e Maqedonisë, tha Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

“Bëhej fjalë për një grup ekstrem të dhunshëm, e cila për dallim nga shumicë e protestuesve, ka përdorur shumë dhunë. MPB-ja gjatë periudhës së kaluar punoi në identifikimin dhe parashtrimin e padive adekuate për personat, për të cilët kemi dëshmi se kanë qenë të involvuar në dhunë dhe praktikisht janë ngritur 24 padi penale dhe 10 fletpadi kundërvajtës për vepra të rënda dhe kur bëhet fjalë për veprat penale, ato parashohin edhe dënime me burg nga tre muaj deri në 3 vjet apo 5 vjet për organizatorin dhe kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësinë publike, dhe kuptohet për ata që kemi vërtetuar identitetin janë identifikuar dhe është argumentuar për ngritje të padisë penale dhe procesuimin e mëtejshëm për në prokurori dhe më pas edhe gjykimin e tyre”, deklaroi Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button