Orav interesohet për decentralizimin, ministri premton angazhim

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani, sot u takua me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav. Ministri Shabani në takim i paraqiti prioritetet e Ministrisë dhe rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për zbatimin e tyre të plotë dhe të vazhdueshëm.

“Si Ministër për vetëqeverisje lokale jam i përkushtuar plotësisht për zbatimin e procesit të decentralizimit si dhe në thithjen maksimale të fondeve nga Bashkimi Evropian, përmes zbatimit të programeve të bashkëpunimit”, tha Shabani.

Ai vuri në dukje se në periudhën e programimit të kaluar janë përdorur rreth 70% të fondeve në dispozicion për bashkëpunim ndërkufitar edhe atë me një minimum të burimeve njerëzore në Ministri.

“Angazhimi im është që të rritet efikasiteti në procedurë dhetë sigurohen burime të mjaftueshme dhe me cilësisë të resurseve njerëzore me qëllim që përdorimi i fondeve të jetë maksimal”, shtoi ministri Shabani.

Ministri si prioritet në ministrinë e nënvizoj zbatimin konsekuent të politikës së zhvillimit të barabartë rajonal, me qëllim që të zvogëlohen pabarazitë ekzistuese në mes të pjesëve të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Aivo Orav vuri në dukje se procesi i decentralizimit është një proces politik shumë i rëndësishëm si për vendin ashtu edhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. “BE është këtu për t’i mbështetur përpjekjet tuaja për t’u bashkuar me BE”, tha ambasadori Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button