Kadriu: Gjykata e Apelit duhet të kthejë në rishqyrtim lëndën e rastit ‘Monstra’

Ekspertët juridik shprehin bindjen se shkeljet e shumta në procesin gjyqësor ‘Monstra’, do të merren në konsideratë nga Gjykata e Apelit. Eksperti Osman Kadriu mendon se Gjykata e Apelit duhet dhe do të kthejë në rishqyrtim lëndën e rastit ‘Monstra’  pasi vendimi i saj bazohet vetëm në dyshim, transmeton Alsat.

‘Gjykata penale asnjëherë nuk mund ta shpallë personin për fajtor i cili akuzohet për vepër penale vetëm në bazë të një dyshimi, gjykata duhet ta vërtetojë fajësinë, veprën, shkallën e fajësisë të personave të akuzuar. Në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur. Mendoj se Gjykata e shkallës së dytë do të miratojë vendim me të cilin do ti pranojë ankesat si të arsyeshme dhe të abrogojë vendimin e shkallës së parë dhe lëndën në tërësi do ta kthejë në rishqyrtim nga gjykata e shkallës së parë me sugjerime konkrete, të cilat i jep gjykata e shkallës së dytë’, u shpreh Osman Kadriu, ekspert juridik.

Gjykata e Apelit, siç sqaron Kadriu mund  edhe të hedh poshtë ankesat e palës mbrojtëse dhe të vërtetohet vendimi i gjykatës së shkallës së parë i cili do të shpallej si i plotfuqishëm. Kjo sipas tij është e pamundur, për shkak të mungesës së provave dhe shkeljeve të shumta në proces apo edhe vendimi i tretë eventual.

‘Ajo mund të vendos nëse konstaton se ankesat janë të arsyeshme, ajo do të mbajë vet seancë gjyqësore për shqyrtimin e rastit, do ta gjykojë rastin, do ta shqyrtojë aktakuzën nga fillimi, do t’i nxjerrë provat  dhe në fund do të sjellë vendim meritor atëherë gjykata e shkallës së dytë vendos lëndën penale. Kjo e drejtë ekziston, a do ta zbaton në rastin konkret dyshoj se do ta zbatojë pro mjafton që të zbatohet lloji i dytë i vendimit, ankesat t’i pranojë si të arsyeshme, të abrogohet vendimi i shkallës së parë dhe lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë’, deklaroi Osman Kadriu, ekspert juridik.

Sipas ekspertit juridik Osman Kadriu, nëse të akuzuarit mbeten të pakënaqur nga vendimi i Gjykatës së Apelit, ata mund të ankimohen edhe në Gjykatën Supreme të Maqedonisë dhe në fund drejtësinë të kërkojnë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Kardiu gjithashtu apeloi se vetëm nëse protestat janë të qeta mund të ndikojnë në vendimin e Gjykatës së Apelit që të jetë objektive, por edhe për të pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button