Homazhe te varrezat e dëshmorëve të 9 korrikut të vitit 1997

Me rastin e 17 vjetorit të ngjarjeve të përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar, një delegacion i udhëhequr nga kryetari i komunës Nevzat Bejta, kryetari i Këshillit Komunal, Nasir Musliu, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve  Shpend Iseini në Forinë dhe Nazmi Saliu në Turçan të Vogël. Krahas udhëheqësisë komunale, homazhe bën edhe familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve.

“17 vjet kaluan dhe ne i kujtojmë dëshmorët sepse ata i takojnë kombit me sakrificën që e bën me rastin e ditës më të vështirë të pjesëtarëve të kombit shqiptarë të 9 Korrikut të 97-ës. Sa të jetë jeta, do i kujtojmë dëshmorët e kombit dhe ne e kemi për obligim që amanetet e tyre ti çojmë në vend. Punojmë që një ditë gjithë amanetet e tyre të shkojnë te vendi që i takojnë kombit, sepse ne nëse nuk do i realizojmë amanetet e tyre, shpirtrat e tyre do na ndjekin sa të jetë jeta. Lavdi dëshmorëve të kombit që kanë ra me 9 Korrik të vitit 1997”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Me 9 Korrik të vitit 1997, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara objektit të komunës për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit kombëtar shqiptar, por forcat e policisë ushtruan dhunë, forcë dhe shtypje popullatës shqiptare ku si pasojë u vranë tre qytetarët shqiptarë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, u plagosën dhe u keqtrajtuan qindra qytetarë tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button