Qeveria asnjëherë nuk i ka njohur shqiptarët si qytetar të këtij shteti

Që t’ i referohemi ngjarjeve të fundit në Maqedoni, ne detyrimisht vëmendshëm duhet t’i qasemi shumë çështjeve që ndërlidhen me të drejtën historike të shqiptarëve  që nga  themelimi  këtij shteti.  Pa dyshim se në gjitha periudhat ndikimi shqiptarëve ka qenë vendimtar si ne themelimin poashtu edhe në të gjitha proceset tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe perspektivën e Maqedonisë.

Është iluzion dhe aventurë politike gjithë atyre që mendojnë se me shqiptarët mund të bëjnë si të duanë   dhe çka të duanë , duke pretenduar se çdo veprim për getoizimin e shqiptarëve për to është i arsyeshëm dhe me kuptim, sepse në këtë mënyrë duan të mbrojnë një ideologji të mbrapsht për  një shtet me një gjuhë dhe kulturë sllave.

Sllavët në përgjithësi duhet ta shpëlajnë trurin dhe të shkëputen nga mentaliteti i vjetër dhe ta harrojnë të kaluarën, se ajo  ndoshta për neve është shumë e dhimbshme , por ata duke mbetur tek  e kaluara do të keni një të ardhme edhe më të dhimbshme se e kaluara e jonë.

Për ne shqiptarët është shumë me rëndësi që të na kuptoni sa më herët që është e mundur, sepse nuk e kemi ndërmend të heqim dorë prej të drejtave tona  që nuk janë as më shumë dhe as më pak se të drejtat tuja.

Shqiptarët si faktor shumë i rëndësishëm dhe ekzistencial, në të gjitha periudhat historike kur është vendosur për ardhmërinë  dhe fatin e këtij shteti do ta kërkojnë hisen që u takon, dhe nuk do të lejojnë që ne trojet e tyre stërgjyshore të trajtohen si të huaj dhe ardhacak.

Kemi qenë forca vendimtare dhe këtë meritë historike të bërjes së këtij  shteti s’do na e merr  askush, dhe asnjë moment mos të mendojnë maqedonët se shteti është vetëm i tyre dhe se ata janë pronar që duhet të vendosin  për fatin e të tjerëve.

Por ama mos të harrojnë se ndikimi i shqiptarëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Maqedonia  hiç nuk është më i vogël se i tyre dhe nëse e kanë zgjedhur dhunën dhe masat represive për ti zgjidhur problemet me shqiptarët janë  të gabuar.

Tendenca për  mos përfilljen e shqiptarëve, dhe  ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, e që për shqiptarët  është e pa pranueshme  dhe si e tillë mohon karakterin e shtetit shumë etnik dhe shumë fetar,  Maqedoninë do ta çojë drejt ndarjes ose si opsioni mundshëm për ta ruajtur shtetin mbetet vetëm koncepti i federalizimit.

Pretendimet  e Qeverisë  së Maqedonisë  se me procese të montuara politike duke i vrarë dhe duke i dënuar me burg të përjetshëm  shqiptarë, do t’ i detyrojë që të heshtin dhe të heqin dorë nga kërkesat e veta  është  perceptim politik i gabuar dhe vendin e çon drejt një destabilizimi të përmasave popullore.

Shqiptarët si faktor politik dhe si një forcë reale kohezive në asnjë mënyrë nuk mundën të anashkalohen  as nga politika e Nikolla Gruevskit edhe bashkëpunëtorët e tij.

Dhuna dhe barbarizmin që tregoi policja më katër qershor në Shkup ndaj protestuesve shqiptar si  dhe protestave tjera në qytetet e banuara me shqiptar kundër  vendimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin “Mostra”në mungesë të fakteve dhe provave tjera materiale  e tronditi gjithë opinionin shqiptar dhe e venë në dyshim tërë procesin gjyqësor për t’ i shpallur fajtor të pandehurit.

Por  të ndikuar nga politika si më parë  me rastin e Sopotit, Brodecit, rastin e  Manastirit me vëllezërit KLENJA si dhe shumë raste tjera që kanë të bëjnë më shqiptarët, na detyron neve shqiptarëve në Maqedoni drejtësinë ta kërkojmë në rrugë. Unë ju kujtojë një thënie të Martin Luter Kingut  “ Padrejtësia kudo që ndodhë  është kërcënim i drejtësisë në gjithë botën”.

Nga ky dënim skandaloz me përmasa drakonike, shqiptarët të indinjuar dolën të protestojnë për të kërkuar drejtësi, por nga policia  u provokuan dhe protesta eskaloi në momentin kur policia filloi të përdore forcën duke i goditur protestuesit.

Dhuna e përdorur nga ana e policisë ndaj protestuesve shqiptar është një tregues i mjaftueshëm  se në Maqedoni kemi të bëjmë me një politik  të dhunshme që i paraprin një lidership më mizor  dhe vendin janë duke çuar drejtë një skenari  të ngjashëm me atë të Sllobodan Millosheviqit.

Protestat duhet të vazhdojnë  me një formësim më kombëtar në përkrahje të të dënuarve, dhe duke kërkuar drejtësi  dhe trajtim të barabartë para ligjit për të gjithë qytetarët.

Politikës antishqiptare që ka marrë hov dhe po vepron në mënyrë institucionale, me doemos duet të i thuhet stop sepse në të kundërtën jeta e çdo shqiptari në këtë rrethana vazhdon të jetë e pa sigurt. BDI-ja me veprimet politike të deri tanishme është tregua e pa aftë që t’i mbrojë interesat  e shqiptarëve, e kanë humbur kontrollin dhe nuk janë duke ditur se çka bëjnë.

Heshtja dhe mos reagimi i tyre ndaj projektit Shkupi 2014 dhe kurorëzimi i këtij projekti  antishqiptar me përmendoren e Car Dushanit, të një figure e cila në trojet shqiptare ka bërë masakra më ta mëdha qe njehe histori e mesjetës, BDI-në e bënë pa moral  dhe kredibilitet politik kombëtar.

Unë u kam thanë më herët popullit tim shumë të respektuar dhe të dashur,  se fatkeqësia shqiptarëve në Maqedoni  është  lidershipi i BDI-së  dhe PDSH- së, sepse në këtë periudhë SLLAVËT e Maqedonisë kanë arritur të përvetësojnë një pjesë të historisë shqiptare nga periudha antike  me projektin Shkupi 2014.

Me këtë projekt antikombëtar është vënë në pikëpyetje i gjithë kontinuiteti dhe vazhdimësia historike e shqiptarëve në këto troje. Krejt këtë që thash më lart, e që sot shifet nga çdo qytetar, e ka aprovuar Ali Ametit me firmën e tij, dhe si politikë favorizuese po i njëjti  njeri vazhdon t’i ketë integrimet që është kafshatë që ai s’mund ta kapërdijë, sepse Gruevsiki nuk është ka e dëgjon.

Krahas shumë fakteve të lartpërmendura, shqiptarëve sot po u mohohet e drejta  historike e të qenurit popull shtet formues edhe pse këtë status e gëzonte me Kushtetutën e vitit 1974, kur Maqedonia ishte pjesë e ish federatës jugosllave.

Çështja tjetër që është shumë e rëndësishme, e që duhet ta din sllavët e Maqedonisë dhe Ali Ahmeti është se tokat shqiptare qe janë nën administrimin e këtij shteti, janë  të pushtuara nga luftërat ballkanike, prej  Aleancës  sllavo- greke, kur sllavët e Maqedonisë nuk ekzistonin si komb, por u quanin bullgar dhe ky shtet i ri është krijuar falë angazhimit të gjitha etnive.

Autori është ish deputet në Parlamentin e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Back to top button