Labi nuk ndalet, sërish proteston për shqiptarët

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka vazhduar që të përkahë shqiptarët nga Maqedonia, duke qenë pjesmarrës në protestat që po zhvillohen gjithandej në trojet shqiptare.

Ai ishte prezent në protestën e mbajtur në Mitrovicë, në të cilën u kërkua largimi i “Parkut të Paqes’, duke vazhduar me prezencën e tij në protestat e organizuara në qytetin e Shkupit, për rastin “Monstra”.

Tahiri së fundmi ka marrë pjesë edhe në protestën e organizuar të martën në kryeqytetin e Kosovës, nga grupi i tifozëve “Plisat” në shenjë përkrahje për protestuesit shqiptar në Maqedoni.

Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto nga protestat, ku pranë tij shihet edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button