Shpaloset flamuri gjigant kombëtar në protestat në Kumanovë (FOTO)

Ka përfunduar qetë dhe pa incidente protesta e shqiptarëve në Kumanovë kundër dënimit në rastin “Monstra”. Rinia shqiptare e Kumanovës është solidarizuar me të dënuarit në këtë rast, duke vlerësuar se autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë i dinë vetëm “organet që inskenuan këtë ngjarje”. Si “Monstër” të vërtetë në Maqedoni, rinia kumanovare e vlerëson sistemin gjyqësor.

“Ne rinia shqiptare e Kumanovës kemi dal sot këtu që ta shfrytëzojmë të drejtën tonë të garantuar dhe demoraktike për të protestuar kundër pushtetit gjyqësor të Maqedoni, respektivisht kundër drejtësisë selektive. Të rinjtë shqiptarë të Kumanovës solidarizohemi plotësisht dhe pa asnjë rezervë me të dënuarit pa fakte në rastin Monstra dhe me familjet e tyre dhe protestuesit e tjerë paqësor. I bëjmë bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht BE dhe SHBA-vë që të na ndihmojnë që kjo praktikë gjyqësore në Maqedoni të ndërpritet. Vrasja në Liqenin e Smilkovcës është vrasja pa autor ose thënë më mirë, autorët i dinë vetëm organet që e inskenuan këtë ngjarje. Ata që duhet të dënohen janë edhe zyrtarët e MPB-së të cilët që në ditën e parë shkelën prezumimin e pafajësisë duke deklaruar me krenari se kapën rrjetin e terrorizmit islamik duke harruar të mjerët se shqiptarët janë komb multi religjioz dhe kjo aktakuzë është qesharake dhe paraqet cirk të llojit sui-generis. Pa hamendje mund të konstatojmë se pushteti gjyqësor në Maqedoni tashmë është shndërruar në një monstër të vërtetë”, tha Durim Ademi, duke lexuar mesazhet e protestës.

Protesta në Kumanovë mori përmasa dhe ikonografi impresive. Protestuesit kanë shpalosur një flamur gjigant kuq e zi, duke i dhënë protestës një dimension të ri. Numri i protestuesve ka arritur shifrën 3.000. “Stop dhunës”, “Shteti Monstër”, “Stop Drejtësisë Selektive”, “Jankullovska Terrorist” janë disa nga brohoritjet që dëgjoheshin në këtë protestë.

Protestuesit kryekëput bartin flamuj kombëtarë, kurse kolonës i prijnë djem dhe vajza të veshur me veshje kombëtare.

3_50

Protesta Kumanove

Protesta Kumanove

Protesta Kumanove

Protesta Kumanove

Filloi protesta në Kumanovë

Protesta Kumanove

Lajme të ngjashme

Back to top button